Dalin emrat/ Atentati në Elbasan, 3 të plagosur, oficeri ndoqi autorin, ai hodhi armën dhe u arratis

Publikuar me datë:

Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme (20 korrik) në një lokal në qytetin e Elbasanit. Polici bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në verandën e një lokali në lagjen “Vullnetari”.

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve:

– Armand Tomorrica, 32 vjeç;

– Renaldo Mance, 31 vjeç;

– Bjorgi Hoxha, 19 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, tre të rinjtë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën të ditur se në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia, por ka arritur të arratiset në thellësi të lagjes.

Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...