“Më kapën prej krahu dhe ma grisën pankartën”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Policia më bëri presion!

Publikuar me datë:

Një incident ka ndodhur gjatë një tubimi të fundit ku ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama në Vlorë, ku efektivët e Gardës dhe policisë i kanë marrë me forcë dhe i kanë grisur pankartën një vajze të re. Pasi u shoqërua dhe u largua nga perimetri, e reja ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes për mediat, duke denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj.

Ajo ka shpjeguar se mesazhi në pankartën e saj nuk ishte një provokim politik, por një thirrje ambientaliste për mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit, konkretisht me mbishkrimin: “E dua Vjosën edhe Nartën të lirë dhe të egër”.

“Isha duke shprehur një mendim. Është një pankartë me natyrë ambientaliste, nuk ishte provokim. Unë kam ardhur dhe kam dashur të shpreh mendimin tim, jam e shqetësuar. Një punonjës policie që nuk u prezantua erdhi dhe e grisi. Më kërkuan të largohesha, i kërkova të më citonin ligjin që po shkelja, nuk e cituan. Filluan të më bënin presion dhe ma morën pankartën me forcë. Punonjësja e policisë më tregoi kartën dhe më kapën dorën, kam shenjën në krah dhe morën pankartën dhe e grisën”, ka deklaruar ajo e indinjuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

Qeveria po kërkon ta frenojë shtrenjtimin e ushqimeve përmes...

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...