“Investitorët” i sulen Pasqyrave në Sarandë/ Banorët e fshatit Manastir: Po na rrëmbejnë pronat

Publikuar me datë:

Huqi del me shpirtin. Teksa Shqipëria është derdhur në rrugë e revoltuar për grabitjen e bregdetit dhe keqqeverisjen e vendit, qeveria është duke vënë në jetë një tjetër plan, i cili kërcënon shpërnguljen e një fshati të tërë në Sarandë për të rrëmbyer pronën.

Bëhet fjalë për fshatin Manastir, i cili gjendet pranë plazhit të shumë lakmuar të Pasqyrave. Banorët e fshatit kanë marrë informacione nga bashkia se në pronat e tyre ka një plan zhvillimi për një projekt të madh turistik, raporton Saranda Web. Kjo i ka alarmuar duke i nxjerrë në protestë.

“Shkuam në bashki dhe i thamë na jepni dokumentat e tokave. Ai tha po, keni shumë të drejtë, por mua më ka ardhur një letër nga Tirana që juve u kanë bërë me të kuqe. I thamë ne si ka mundësi, të bëhet me të kuqe tërë fshati? Nuk e di si është muhabeti, na tha ai. Kërkojeni,” u shpreh i revoltuar një banor.

Prej muajsh, banorët e Manastirit, pranë Plazhit të Pasqyrave në Sarandë, janë duke jetuar nën ankth dhe pasiguri. Familje të tëra, që kanë ndërtuar jetën e tyre në këtë zonë prej më shumë se tre dekadash, tashmë janë futur në rreth të kuq.

Ata thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar nga shteti, por në mënyrë informale janë njoftuar se shtëpitë e tyre do të shemben për t’i hapur vendin ndërtimit të një fshati turistik.

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Nëse shteti ka një projekt për këtë zonë, jemi të gatshëm të përshtatim edhe shtëpitë tona sipas standardeve dhe projektit të propozuar. Por nuk do të pranojmë kurrë që të dëbohemi nga shtëpitë tona për t’u zëvendësuar nga interesa private apo nga njerëz se janë më të fortë se ne”, shprehen banorët.

Epidemia e betonit në Manastir

Epidemia e betonit në zonën e Manastirit nisi me projektin e famshëm “Manastiri Resort” të kompanisë Alb Star. I nisur fillimisht në përmasa më të vogla, rrugës qeveria e ndryshoi lejen e projektit duke dyfishuar sipërfaqen e ndërtimit.

Tashmë resorti i Manastirit ka shkatërruar të gjithë kodrën mbi plazhin e kristaltë të Manastirit duke krijuar një masakër jo vetëm mjedisore, por edhe babëzi kriminale, ku një plazhi të vogël i janë ngarkuar mijëra vila dhe apartamente mbi shpinë.

Por më në jug të Plazhit të Manastirit gjendet një tjetër plazh i kristaltë dhe i shumë lakmuar. Bëhet fjalë për Pasqyrat e famshme, të cilat gjenden poshtë fshatit Manastir. Në fillim të vitit të kaluar, në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit nxorri kokën një projekt i quajtur “Ksamil Seaside Resort & Residential – The Mirrors, Faza I”.

Resorti është parashikuar të zhvillohet në një sipërfaqe prej 14 hektarësh dhe kompania pas tij është Premium Finance e Bledar Sinanit, një biznesmen i pasuruar nga lojrat e fatit, që ndryshe njihet si Dari i Apexit.

Nuk është ende e qartë, nëse projekti që po kërcënon të rrëmbejë pronat e të gjithë fshatarëve të Manastirit duke u shembur edhe shtëpitë, është ky i Premium Finance, apo është një tjetër projekt?

“Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me çdo kusht. Këtu kemi rritur fëmijët tanë, këtu kemi derdhur djersën dhe kursimet e një jete. Nëse duhet, do t’i mbrojmë shtëpitë tona edhe me jetën tonë”, deklarojnë banorët me vendosmëri.

Rasti i fshatit Manastir tregon se plaçkitja nuk ndalet. As atëherë kur populli është derdhur rrugëve në protesta. Dhe siç e përshkroi një kolegu Andi Bushati shkaku i këtyre protestave nuk është asgjë tjetër, vetëm se një luftë mes atyre që vjedhin dhe atyre që vidhen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nis protesta e 7-të në Tiranë kundër Ramës

Ka nisur në Sheshin Skënderbej, protesta e shtatë kundër...

Teliti: Eurostat zhbën propagandën e ERTV, kriza ekonomike fshihet pas fasadave

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka...

Flamingot, protestat dhe hijet e projektit luksoz të familjes Trump në Shqipëri

Në një intervistë podcasti të publikuar këtë javë, Ivanka...

Hamas shqyrton udhëheqjen kolektive pas eliminimit të komandantëve nga Izraeli

Hamas po shqyrton krijimin e një udhëheqjeje kolektive për...