Mbrojtja, krahu i majtë dhe sulmi, prioritetet e Vllaznisë në merkato

Publikuar me datë:

Menjëherë pas mbylljes së sezonit 2025-26, te Vllaznia nuk ka kohë për pushim. Drejtuesit kuqeblu kanë nisur punën për ndërtimin e skuadrës së edicionit të ardhshëm, me synimin për të qenë sa më konkurrues si në kampionat, ashtu edhe në arenën europiane.

Konfirmimi i Edi Martinit në stolin e ekipit dhe vazhdimësia e punës së drejtorit sportiv Vioresin Sinani kanë krijuar bazat për nisjen e menjëhershme të merkatos së verës. Nga sa mësohet, stafi teknik dhe drejtuesit kanë identifi kuar prej kohësh repartet ku skuadra ka nevojë për ndërhyrje. Në krye të listës së prioriteteve qëndron mbrojtja, ku Vllaznia synon të afrojë dy qendërmbrojtës cilësorë, të aftë për të rritur konkurrencën dhe për të garantuar më shumë siguri në prapavijë gjatë një sezoni që pritet të jetë i ngarkuar.

Një tjetër repart ku priten lëvizje është krahu i majtë. Shkodranët janë në kërkim të një futbollisti që mund të ofrojë më shumë ekuilibër dhe alternativë në atë zonë të fushës, duke shtuar cilësinë si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Për drejtuesit kuqeblu, përforcimi i këtij roli konsiderohet i rëndësishëm për të kompletuar organikën. Ndërkohë, prioritet absolut mbetet edhe afrimi i një sulmuesi cilësor.

Vllaznia kërkon një lojtar që të garantojë gola dhe të bëjë diferencën në ndeshjet vendimtare, veçanërisht në përballjet europiane. Gjetja e profi lit të duhur në repartin ofensiv shihet si një nga objektivat më të rëndësishëm të kësaj merkatoje verore. Drejtuesit synojnë që lëvizjet kryesore të mbyllen sa më shpejt, në mënyrë që Martini ta ketë grupin pothuajse të plotë përpara nisjes së ndeshjeve të Conference League.

Megjithatë, vera pritet të sjellë edhe zhvillime të tjera në kampin kuqeblu, pasi përveç afrimeve nuk përjashtohen largime apo ndryshime të tjera në organikë. Ajo që duket e sigurt është se Vllaznia ka nisur tashmë rrugëtimin e saj për të ndërtuar një skuadër më të fortë dhe më ambicioze për sezonin 2026-27.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Izraelin.Ky...