Situata e kafshëve endacake në Shkodër ka shënuar përmirësime vitet e fundit, falë ndërhyrjeve institucionale dhe punës së vazhdueshme të organizatave dhe aktivistëve në mbrojtje të tyre.
Megjithatë, sipas aktivistëve, përmirësimi i situatës nuk lidhet vetëm me masat e marra nga institucionet, por edhe me ndërgjegjësimin e qytetarëve për mënyrën se si duhet të trajtohen kafshët.
Në këtë kuadër, një nga nismat që vijon të jetë në fokus është peticioni kundër helmimit të kafshëve, përmes të cilit kërkohet më shumë mbrojtje dhe ndërhyrje ndaj rasteve të keqtrajtimit.
Ndërkohë, në strehën publike për kafshët e shoqërimit në Shkodër janë aktualisht rreth 270 kafshë. Me zgjerimin e hapësirave të strehës, pritet që të rriten edhe kapacitetet për pritjen, kujdesin dhe trajtimin e tyre.

