Mbi 20 orë pa ujë në Shkodër, qytetarët kritikojnë kohën e zhvillimit të punimeve

Publikuar me datë:

Qyteti i Shkodrës mbeti pa furnizim me ujë të pijshëm për më shumë se 20 orë gjatë ditës së martë, si pasojë e ndërhyrjeve në rrjetin ujësjellës. Ndërprerja nisi në orët e para të mëngjesit, për shkak të punimeve për lidhjen e rrjetit të ri me stacionin kryesor të ujësjellësit në Dobraç.

Sipas njoftimit të Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, furnizimi ishte parashikuar të rikthehej rreth orës 17:00, por uji u rikthye vetëm pas mesnate. Situata krijoi vështirësi për banorët, veçanërisht në një periudhë me temperatura të larta dhe fluks të shtuar turistësh. Shumë qytetarë shprehën pakënaqësinë e tyre, duke vlerësuar se ndërhyrje të kësaj natyre duhej të ishin planifikuar jashtë sezonit veror.

Ndërkohë, faza e parë e punimeve është përmbyllur, ndërsa projekti do të vazhdojë me etapat e tjera deri në realizimin e plotë të investimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...