Kristjan Prenga sfidon kampionin Joshua, kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë boksierin shqiptar

Publikuar me datë:

Anthony Joshua shihet si favorit i padiskutueshëm përballë Kristian Prengës në duelin e shumëpritur të boksit.  Sipas kuotave të publikuara nga kompanitë e basteve, diferenca mes dy sportistëve është shumë e madhe. Joshua kuotohet rreth 1.02–1.05 për fitoren, ndërsa suksesi i Prengës vlerësohet me kuota shumë më të larta, rreth 14.00–20.00.

Këto shifra tregojnë se ekspertët e basteve e konsiderojnë ish-kampionin e botës në peshat e rënda si favorit absolut, falë eksperiencës së tij në nivelet më të larta të boksit dhe përballjeve me kundërshtarë të mëdhenj.

Nga ana tjetër, Kristian Prenga hyn në këtë përballje si sfidant dhe një fitore e tij do të cilësohej një surprizë e madhe. Boksieri shqiptar beson te fuqia dhe aftësitë e tij, ndërsa në peshat e rënda gjithmonë ekziston mundësia që një goditje e vetme të ndryshojë gjithçka.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Joshua do ta konfirmojë statusin e favoritit apo nëse Prenga do të arrijë të shkruajë një nga surprizat më të mëdha të karrierës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

Qeveria po kërkon ta frenojë shtrenjtimin e ushqimeve përmes...

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...