Mbeturinat hidhen pranë rrugës në Drisht, banorët: Njësia administrative nuk i shërben njësoj gjithë zonës

Publikuar me datë:

Një denoncim i banorëve të zonës ngre shqetësimin për menaxhimin e mbetjeve në Postribë.

Sipas denoncuesit, mëngjesin e sotëm, përgjatë rrugës që lidh Qendrën Administrative Postribë me fshatin Ura e Shtrejtë, janë konstatuar mbetje të hedhura në anë të rrugës, në lagjen Omaraj të Drishtit.

Denoncuesi shprehet se situata tregon, sipas tij, mungesë të shërbimeve të njëjta për të gjithë banorët e njësisë administrative, duke ngritur edhe pretendimin se vëmendja ndaj zonave mund të lidhet me votat e marra.

“Njësia Administrative nuk u shërben të gjithë zonave njëlloj”, pretendon ai, duke e mbyllur denoncimin me kritika ndaj qeverisjes vendore.

Pamjet janë dërguar nga një banor i zonës më 9 shtator 2026.

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Myftinia Shkoder: Me dije e moral, larg alkoolit, drogës dhe humbjes së njeriut!

Myftinia Shkodër, 9 shtator 2026Me dije e moral, larg...

Kishte probleme me zemrën që fëmijë, Miss Austria ndërron jetë në moshën 22-vjeçare

Lucia Sisic, fituesja aktuale e Miss Austria, ka ndërruar...

Laprakë/ Zbardhet plagosja e dyfishtë, identifikohet autori i dyshuar

Brenda 24 orëve është zbardhur autorësia dhe janë sqaruar...