80-vjetori i Kryengritjes së Postribës/ Ndregjoni: Shqipëria vijon prej 35 vitesh tranzicionin komunist, ta zhdukim Ramën

Në 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, Presidenti i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, deklaroi se Shqipëria vijon të mbetet, sipas tij, në një tranzicion të gjatë politik, të cilin e cilësoi si “komunist”.

Nga Postriba, Ndregjoni u bëri thirrje ish-të përndjekurve politikë që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar, duke e drejtuar mesazhin e tij kundër kryeministrit Edi Rama. Ai përdori edhe shprehjen “ta zhdukim liderin e fundit stalinist”, duke iu referuar Ramës.

Ndregjoni ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e ndëshkimit, sipas tij, të krimeve të kryera gjatë regjimit komunist, duke e cilësuar këtë situatë si një skandal.

Kryengritja e Postribës, e zhvilluar 80 vite më parë, konsiderohet një nga revoltimet e para antikomuniste në Shqipëri. Ajo u shtyp nga regjimi i Enver Hoxhës, ndërsa pas saj pati vrasje, arrestime, burgosje, tortura dhe internime të banorëve të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe