Martini ka reaguar me tone të forta për sezonin e Vllaznisë, duke kundërshtuar idenë se ekipi kuqeblu pati një sezon të dështuar. Sipas tij, rezultatet e skuadrës duhet të shihen edhe në kontekstin e historisë së fundit të klubit.
Ai thekson se Vllaznia prej 25 vitesh nuk ka arritur të shpallet kampione dhe se nuk mund të flitet për dështim sikur bëhet fjalë për një skuadër që ka dominuar vazhdimisht kampionatin.
Martini akuzon gjithashtu arbitrimin, duke deklaruar se vendimet e gjyqtarëve ndikuan drejtpërdrejt në objektivat e Vllaznisë, si në kampionat ashtu edhe në Kupë.
“Askush nuk ma mbyll gojën. Kampionatin dhe Kupën na i hoqën arbitrat. Nuk ishte një sezon i dështuar. Vllaznia ka 25 vite pa kampionat, nuk mund ta gjykojmë sikur të kishte dalë kampione për 25 vite rresht”, shprehet Martini.

