Marjana Koçeku në median ndërkombëtare: Intervistë për “Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa” mbi protestat dhe politikën në Shqipëri

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka dhënë një intervistë për median italiane “Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa” (OBCT), ku ka folur për zhvillimet politike në Shqipëri, protestat qytetare dhe sfidat për një zhvillim të drejtë e të qëndrueshëm të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Koçeku përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se intervista trajton mundësitë për një zhvillim më të drejtë të Shqipërisë, situatën politike dhe zërin e protestave qytetare.

Intervista është publikuar nga media italiane OBCT, e cila ndjek prej vitesh zhvillimet politike dhe shoqërore në Ballkan.

Në intervistë, deputetja e pavarur Marjana Koçeku thekson se procesi i integrimit europian duhet të monitorohet jo vetëm përmes raporteve të institucioneve shtetërore, por edhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve dhe të shoqërisë civile. Sipas saj, qeveria nuk duhet ta përdorë procesin e integrimit si mjet për të qëndruar në pushtet, ndërsa çdo kapitull i negociatave duhet të vlerësohet mbi zbatimin real të reformave.

Duke folur për të ardhmen politike, Koçeku shprehet se është deputetja e vetme e pavarur dhe më e re në Parlament. Ajo pranon se pavarësia ka kufizime, por i jep edhe lirinë për të ngritur zërin në mbrojtje të interesit publik, pa u kushtëzuar nga linjat partiake.

Koçeku deklaron se do të vazhdojë të jetë një opozitë e fortë dhe kritike, duke votuar sipas bindjeve të saj dhe duke denoncuar çdo problem në Parlament dhe në institucionet e vendit.

Ajo shton se nuk ndihet e vetme, pasi beson se gjithnjë e më shumë qytetarë do t’i bashkohen platformës dhe ideve të saj. Sipas Koçekut, Shqipëria ka nevojë për më shumë zëra kritikë, veçanërisht nga brezi i ri, i cili ka një vizion ndryshe për demokracinë dhe zhvillimin e vendit.

Në fund, ajo shprehet optimiste për të ardhmen e saj politike, duke theksuar se synon të vazhdojë rrugëtimin pa një parti politike, por me ide që, sipas saj, mund ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjitha brezat, sidomos për të rinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ish-kreu i infektivit amerikan refuzon të dëshmojë për origjinën e COVID-19

Ish-drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive...

BE: Evropa rrezikon një sezon katastrofik zjarresh në fillim të gushtit

Një agjenci e Bashkimit Europian ka ngritur alarmin për...