Marjana Koçeku në Forumin Strategjik të Bledit: “Një prej konferencave më të rëndësishme në Europën Qendrore dhe Juglindore”

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ndodhet në Bled të Sllovenisë, ku është ftuar të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, një prej aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare që mbledh së bashku figura politike dhe përfaqësues të vendeve të Europës dhe rajonit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku ka bërë me dije pjesëmarrjen e saj në këtë forum, ku gjatë dy ditëve pritet të zhvillohen diskutime mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale politike, ekonomike dhe sociale.

Sipas deputetes, në forum marrin pjesë kryeministra, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga Europa dhe vendet e rajonit, të cilët do të shkëmbejnë ide dhe qëndrime mbi çështjet që prekin të ardhmen e Europës.

“Jam në Bled të Sllovenisë, ku jam ftuar të marr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, një prej konferencave më të rëndësishme të Europës Qendrore dhe Juglindore.

Gjatë këtyre dy ditëve, kryeministra, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të rëndësishëm nga rajoni dhe Europa do të diskutojnë e shkëmbejnë pikëpamje mbi sfidat politike, ekonomike dhe shoqërore të kohës sonë”, shkruan Koçeku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

UNISHK rrit regjistrimet, 25% më shumë studentë në fazën e parë

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e nis vitin akademik...

Ndryshon pamja e Hanit të Hotit, IKMT shemb objektet pranë pikës kufitare

Zona rreth Doganës së Hanit të Hotit do të...

Amin Tahiri rikthehet te Vllaznia, talenti shkodran bëhet kuqeblu

Amin Tahiri është rikthyer te Vllaznia, duke u...