Ndryshon pamja e Hanit të Hotit, IKMT shemb objektet pranë pikës kufitare

Publikuar me datë:

Zona rreth Doganës së Hanit të Hotit do të përjetojë një transformim të madh si pjesë e projektit për rikualifikimin e hapësirave që ndodhen pranë pikës kufitare me Malin e Zi.

Me iniciativë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur punimet në terren, duke shembur disa ndërtesa që autoritetet i kanë vlerësuar si pengesë për realizimin e projektit.

Fokusi i këtij ndërhyrjeje është të lirohet hapësira në zonën përreth doganës, duke krijuar terrenin e nevojshëm për avancimin e punimeve infrastrukturore.

Ky projekt ka për synim të sjellë një pamje të re për njërën prej porteve kryesore të kalimit kufitar në pjesën veriore të vendit, ku zhvillohet një nga kryqëzimet më të rëndësishme të lëvizjes ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Me përfundimin e ndërhyrjeve, infrastruktura dhe pamja e ambientit përreth Doganës së Hanit të Hotit pritet të ndryshojnë në mënyrë të dukshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related