Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: “Na rrezikohen shtëpitë nga përmbytjet, duam të shohim projektin”

Publikuar me datë:

Banorët e Vuklit kanë ngritur shqetësimin për ndërtimin e një HEC-i në zonë, duke paralajmëruar se ndërhyrja mund të sjellë pasoja për banesat dhe pronat e tyre.

Banorët thone se nuk janë informuar deri më tani në mënyrë të qartë për projektin dhe punimet që pritet të zhvillohen.

Sipas tyre, shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që ndërtimi i digës të shkaktojë përmbytje dhe të rrezikojë banesat.

“Si familje, deri sot nuk kemi informacion për projektin dhe për punimet që do të kryhen. Investitori duhet të takohet me ne dhe të na paraqesë projektin, lejen dhe dokumentacionin përkatës”, shprehet Gjelaj.

Banorët kërkojnë transparencë nga investitori dhe institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që para vijimit të punimeve t’u bëhet e ditur se çfarë parashikon projekti dhe çfarë ndikimi mund të ketë ndërtimi i HEC-it në zonën e Vuklit.

Ata kërkojnë gjithashtu që shqetësimet e familjeve të merren në konsideratë dhe të zhvillohet një takim publik ku të prezantohen detajet teknike dhe dokumentacioni i projektit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në Vaqarr, automjeti përfundon në kanalin pranë rrugës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën...

UNISHK rrit regjistrimet, 25% më shumë studentë në fazën e parë

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e nis vitin akademik...

Ndryshon pamja e Hanit të Hotit, IKMT shemb objektet pranë pikës kufitare

Zona rreth Doganës së Hanit të Hotit do të...