“E njoha menjëherë dhe telefonova policinë”, qytetari shkodran tregon si e gjeti amerikanin e zhdukur

Publikuar me datë:

Pas gati dy muajsh pa asnjë gjurmë, shtetasi amerikan Andrew Boland është gjetur në Shkodër falë reagimit të një qytetari, i cili e njohu dhe lajmëroi menjëherë autoritetet.

Ramazan Sela rrëfen se e pa Bolandin në zonën e Ishullit të Shagarisë, teksa ai po lëvizte në drejtim të Shirokës. Ai thotë se nuk pati asnjë dyshim për identitetin e tij, pasi pak ditë më parë kishte ndjekur një emision ku kërkohej ndihmë për gjetjen e amerikanit.

“E njoha sapo e pashë. Kisha parë fotot dhe informacionet e publikuara për të”, u shpreh ai.

Për t’u siguruar që nuk po gabonte, Sela e ndoqi me automjet për disa kilometra drejt Zogajt, duke u përpjekur njëkohësisht të kontaktonte me të dhe të gjente persona të tjerë që mund ta konfirmonin.

Sipas tij, Boland ishte i vetëm dhe dukej i rraskapitur.

“I ofrova edhe ujë, por nuk pranoi. Dukej i lodhur dhe në gjendje jo të mirë”, tregoi ai.

Menjëherë më pas, qytetari njoftoi policinë dhe dërgoi fotografi për të konfirmuar se personi i gjetur ishte pikërisht amerikani i zhdukur.

“Kam bërë vetëm detyrën time si qytetar. Nesër një situatë e tillë mund t’i ndodhë kujtdo”, tha Sela.

Avokati i familjes së Andrew Boland, Vladimir Sadikaj, e vlerësoi veprimin e qytetarit shkodran, duke e cilësuar një shembull të përgjegjshmërisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet.

Sipas tij, Boland nuk ka shenja dhune apo keqtrajtimi dhe aktualisht po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në Shkodër, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe Ambasadën Amerikane.

Sadikaj bëri të ditur gjithashtu se amerikani vuan nga një sëmundje kronike e shëndetit mendor dhe gjatë kohës që ka qenë i humbur është ndihmuar nga banorë të zonave ku ka kaluar.

Ndërkohë, familjarët e tij, mes tyre babai dhe një i afërm që jeton në Gjermani, janë nisur drejt Shqipërisë për ta takuar dhe për ta shoqëruar në kthimin e tij në shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Parajsa e Veriut pa rrugë: Pulti vijon të vuajë harresën 37 kilometra larg investimeve

Aksi Prekal–Kir–Plan vijon të jetë një nga rrugët më...

Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur...

Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin e Braçes ndaj gazetarit të News24

Reporterët pa Kufij (RSF) kanë reaguar pas incidentit të...

Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak

Gjithnjë e më shumë të rinj në Gjermani po...