Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, në zonën e Shtojit, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe po kryejnë ekzaminimet përkatëse, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tyre.
Nga përplasja, njëri prej automjeteve, tip “Benz”, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2026, rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, janë përplasur 2 automjete tip “Mercedes-Benz”.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 6 shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi D. R., 33 vjeç, është në gjendje të rëndë, ndërsa 5 shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
