Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama të bëra gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Lubonja e quajti përpjekjen e Ramës për ta paraqitur si “persekutor” të dobët dhe të paqëndrueshme, duke theksuar se krahasimi me periudhat e kaluara nuk qëndron. Ai theksoi se situata aktuale është ndryshe, sepse pushteti është i centralizuar në duar të kryeministrit, ndërsa ai vetë disponon vetëm “pushtetin e fjalës së lirë”.
“Akuzat që më paraqesin si persekutor, përshkruan figura që kishin pushtet, siç ishin ata në të kaluarën. Ndërsa ne ishim të pafuqishëm”, shprehu ai, duke shtuar: “Sot është e kundërta, këtë pushtet e zotëron ky zotëria, i cili ka policinë dhe gjithë mjetet e tjera.”
Lubonja përmendi se që në fillimet e karrierës politike të Ramës, i kishte shprehur shqetësimet e tij për rrezikshmërinë e tij, si për politikën, ashtu edhe për vendin dhe për veten.
Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e akuzuar Lubonjën se po përsërit narrativa të pavërteta, duke përfshirë edhe çështjen e njohur si “Aruba”, të cilën ai e ka mohuar me forcë, duke e quajtur një produkt të mediave sociale dhe “lojës së algoritmit”.

