Gratë që “ndërtuan” qytetarinë Shkodrane

Publikuar me datë:

Kontributi i grave nga Shkodra në ndërtimin dhe avancimin e jetës qytetare, sociale dhe kulturore të Shkodrës u trajtua gjatë aktiviteteve të titulluara “Zërat e grave që formësuan qytetarinë shkodrane”. Ky eveniment mblodhi aktiviste, hulumtuese dhe përfaqësuese të shoqërisë civile, të cilat ndanë në këtë ngjarje figura femërore që kanë lënë një pasuri të madhe në historinë e qytetit dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërisë.

Me anë të diskutimeve dhe prezantimeve, u theksua ndikimi i grave në procese vendimtare shoqërore dhe kulturore, si dhe përpjekjet e tyre për të fuqizuar praninë e gruas në jetën publike.

Një vëmendje e veçantë iu dhurua Shaqe Çobës, e cila njihet si themeluesja e organizatës së parë të grave në Shkodër, një nga figurat më të njohura që kontribuoi në fuqizimin dhe përfaqësimin e grave shqiptare. Pjesëmarrëset ndanë mendime mbi trashëgiminë e pasur që ajo dhe shumë gra të tjera nga Shkodra kanë lënë për brezat ardhshëm.

Në përfundim të aktivitetit, u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe promovimit të modeleve frymëzuese femërore, si një mekanizëm për të nxitë pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në jetën sociale, kulturore dhe politike të vendit.

Nga Star Plus Tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...