Lajm i gëzuar nga Shkodra/ Lukasi i vogël mposht sëmundjen, babai Vladimir Vladaj: Mirënjohës përjetë për shqiptarët!

Publikuar me datë:

Pas një periudhe të vështirë që zgjati dy muaj, familja Vladaj ka marrë lajmin që priste me aq shumë ankth: Lukasi i vogël është shëruar pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe trajtimit të specializuar në Itali. Djali i avokatit shkodran Vladimir Vladaj është rikthyer në shtëpi, pranë familjarëve të tij.

Lajmin e gëzuar e ka ndarë vetë babai i vogëlushit, i cili përmes një mesazhi publik ka shprehur mirënjohjen për të gjithë shqiptarët që u solidarizuan me familjen në momentet më të vështira.

Në një falënderim drejtuar Fondacionit “Firdeus”, Elvis Naçit dhe çdo qytetari që kontribuoi, Vladaj vlerëson ndihmën financiare, lutjet dhe mbështetjen morale që familja mori gjatë kësaj beteje.

“Djali im Lukas Vladaj arriti të kalojë me sukses operimin dhe gëzon shëndet të plotë falë kontributit tuaj, falë zemërgjerësisë së shqiptarëve”, shkruan ai.

Lukasi kishte lindur me probleme të rënda në mushkëri dhe kishte nevojë për trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, vogëlushit iu sigurua transporti me avion spitalor drejt Italisë, ku u trajtua në spitalin “Bambino Gesù” në Romë. Kostot e larta të transportit dhe kurimit e detyruan familjen t’u drejtohej qytetarëve për ndihmë.

Apeli mori një përgjigje të gjerë, me qindra shqiptarë që kontribuuan për t’i dhënë Lukas një mundësi për t’u kuruar.

Në mesazhin e tij, Vladimir Vladaj nuk ka harruar të falënderojë as kolegët avokatë, noterët, punonjësit e gjykatës dhe përkthyesit, si dhe stafet e shkollës “Don Bosko” dhe Shkollës Austriake “Peter Mahringer”. Këto institucione dhe persona u kujdesën për tre fëmijët e familjes gjatë qëndrimit të prindërve në Itali.

Falënderime të veçanta ai ka përcjellë edhe për familjarët dhe të gjithë ata që u gjendën pranë fëmijëve gjatë kësaj periudhe.

“Përjetësisht mirënjohës ndaj secilit nga ju! Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe ua ktheftë me shëndet e të mira në familjet tuaja”, shprehet Vladaj.

Pas javësh të mbushura me pasiguri, familja Vladaj më në fund është bashkuar sërish në shtëpi. Këtë herë, pritja e Lukas nuk shoqërohet me frikë dhe ankth, por me gëzimin e rikthimit pranë njerëzve të tij dhe mirënjohjen për solidaritetin që bëri të mundur trajtimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një pallat shumëkatësh në qendër të Shkodrës, flakët përfshijnë katin e fundit

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pallat shumëkatësh në qendër të qytetit të Shkodrës. Flakët kanë përfshirë katin e fundit të ndërtesës, ndërsa tymi dhe zjarri janë të dukshëm edhe nga jashtë pallatit. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka […]