Aksidenti tragjik në Bahçallëk/ Dëshmitari: Automjeti vinte me shpejtësi të madhe, shkatërroi barrierat metalike

Publikuar me datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në hyrje të Shkodrës, ku humbi jetën 66-vjeçarja Edmonda Barbullushi. Gruaja u përplas nga një automjet tip “Range Rover” teksa po ecte në trotuar, në lagjen Bahçallëk.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e rëndë, kur automjeti i drejtuar nga 27-vjeçarja Bleona Pashuku del nga rruga, godet këmbësoren dhe përfundon brenda një biznesi pranë saj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, drejtuesja dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin. Pas ngjarjes, ajo u arrestua, ndërsa banorët kanë dëshmuar se 27-vjeçarja ishte në gjendje të rënduar psikologjike pas përplasjes.

Taip Kraja, pronari i biznesit të dëmtuar dhe një prej personave që ndërhyri menjëherë pas aksidentit, tregon se automjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë. Ai thotë se forca e përplasjes ishte aq e madhe sa makina shkatërroi edhe barrierat metalike të vendosura përpara biznesit. 66-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, tragjedia ka rikthyer në vëmendje shqetësimet e banorëve për sigurinë rrugore në këtë aks. Ata denoncojnë mungesën e sinjalistikës rrugore dhe asaj kufizuese përgjatë një segmenti prej rreth 1.2 kilometrash, si dhe mungesën e ndriçimit publik.

Sipas tyre, edhe pse shtyllat e ndriçimit janë vendosur prej afro një viti, ato ende nuk janë vënë në funksion. Problem mbetet edhe rrethrrotullimi i zonës, i cili, sipas banorëve, nuk ka përfunduar.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar se mungesa e sinjalistikës, ndriçimit dhe masave të tjera mbrojtëse e kthen këtë segment në një rrezik të vazhdueshëm për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit që i mori jetën 66-vjeçares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një pallat shumëkatësh në qendër të Shkodrës, flakët përfshijnë katin e fundit

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pallat shumëkatësh në qendër të qytetit të Shkodrës. Flakët kanë përfshirë katin e fundit të ndërtesës, ndërsa tymi dhe zjarri janë të dukshëm edhe nga jashtë pallatit. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka […]