Laboratori i kokainës në Frakull/ GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin kolumbian

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të martë me 14 vite burg shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i akuzuar si kimisti që do të përpunonte dhe ndante kokainën në laboratorin e zbuluar në Frakull.

Rodriguez për të cilin SPAK kishte kërkuar po kaq vite heqje lirie sa vendosi GJKKO, u gjykua në mungesë në Shqipëri, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Kolumbia.

Ai u arrestua në shtator të vitit të kaluar nga autoritetet kolumbiane, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar në kuadër të hetimeve për laboratorin e kokainës në Frakull.

Sipas dosjes hetimore, kolumbiani dyshohet se kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Punonjësi i Gardës arrestohet për dhunë pas denoncimit nga ish-bashkëshortja

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv të...

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia ish drejtori Mariglen Qato, kalon në arrest shtëpiak

Apeli i Posaçëm liron nga qelia ish-drejtorin e Bashkisë...

Përshkallëzohet situata para Parlamentit, policia shoqëron Dritan Goxhajn dhe një tjetër

Situata para Parlamentit është përshkallëzuar pasi protestuesit kanë bllokuar...