Kushtet atmosferike / Ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Publikuar me datë:

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash dhe hera-herës deri të dendura kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga orët e mesditës deri pasdite në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore të vendit priten reshje shiu afatshkurtra, lokale dhe në formën e pikave. Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

El Niño po përforcohet, Guterres paralajmëron: Planeti është në zonën e rrezikut të motit ekstrem

Fenomeni klimatik El Niño po merr përmasa të jashtëzakonshme dhe pritet të intensifikohet më tej gjatë muajve në vijim, duke rritur rrezikun për fenomene ekstreme të motit në pjesë të ndryshme të botës. Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), e cila bën me dije se El Niño është tashmë i konsoliduar në Paqësorin tropikal […]

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë. Emërimi vjen pas...