“Kush je ti që më tregon mua?”/ Zbardhet debati në KLP, Stojani përplaset me Bogdanin: “Je çmendur”.

Publikuar me datë:

Seanca e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e zhvilluar në 30 prill është shoqëruar me debate dhe tensione mes anëtarëve të KLP-së lidhur me vendimin për hapjen e vendeve vakante.

Konkretisht debati është zhvilluar mes anëtarit të KLP-së Sokol Stojani dhe drejtueses së KLP-së Mirela Bogdanit, gjë e cila është zbardhur përmes audios që është regjistruar prej 7 orësh.

Debati mes tyre ka nisur për shkak të një vendimi për dërgimin në Kuvend të vendeve vakante në KLP, ku drejtuesja e KLP-së ka kërkuar që çështja të rikthehej për rishqyrtim.

Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga anëtari i KLP-së, Sokol Stojani gjë e cila ka shkaktuar tensione dhe përplasje mes tyre.

Sokol Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.

Mirela Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.

Sokol Stojani: Nuk diskutohet një vendim i marrë! Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!

Mirela Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Sokol Stojani: Po kush je ti, moj?

Mirela Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.

Sokol Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...