Babai i Ervis Martinajt paraqitet për herë të dytë në GJKKO

Publikuar me datë:

Është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin për pronat e djalit të tij, babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj. Seanca është shtyrë sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve.

Pas seancës, në një prononcim për gazetarët, Mustafa Martinaj ka deklaruar se nuk ka asnjë lëvizje nga autoritetet sa i përket zbardhjes së ngjarjes së zhdukjes së djalit të tij, Ervis Martinaj.

“Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, është shprehur ai.

Sipas tij, në moszbardhjen e ngjarjes janë të përfshirë edhe drejtues të policisë kriminale gjatë viteve të fundit.

“I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë”, ka përfunduar Mustafa Martinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...