Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar me datë:

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje duke filluar prej orëve të mesditës. Në orët e vona të mbrëmjes shtim të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura duke nisur nga zona e veriut dhe më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në relievet malore në lindje. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët përfshijnë pjesën më të madhe të territorit duke nisur fillimisht nga zona e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...