Gjashtë interpelanca/ Mblidhet sot Kuvendi, zbardhet rendi i ditës

Publikuar me datë:

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të enjte seancën e radhës plenare, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 12 ditësh radhazi në disa qytete të vendit.

Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj qeverisjes së tij.

Në rendin e ditës së seancës janë parashikuar gjashtë interpelanca. Pesë prej tyre lidhen me anëtarë të kabinetit qeveritar, ndërsa një interpelancë do të zhvillohet me kryeministrin Edi Rama, me kërkesë të deputetit Agron Shehaj.

Sipas urdhrit të Zëvendëskryetares së Kuvendit, Klodiana Spahiu, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 4 qershorit, për të vijuar më pas me njoftime dhe interpelancat e planifikuara.

Ndër çështjet që do të diskutohen janë kërkesat për sqarime nga ministrat e Mjedisit, Punëve të Brendshme, Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe dy interpelanca të veçanta me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Seanca do të mbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...