Policia kërcënon gazetaren e Syri TV: Të hedhim prangat pse filmon!

Publikuar me datë:

Gazetarja e Syri Televizionit në Durrës, Albana Aliaj, u pengua dhe kërcënua gjatë ushtrimit të detyrës këtë të martë në zonën e Shkozetit nga Policia e Shtetit.

Reporterja ishte informuar në rrugë operative se në zonën e Shkozetit kishte zbarkuar RENEA.

Gazetarja ka shkuar në vendin ku ishte sinjalizuar se po kryhej operacioni i RENEA-s dhe ka nisur të filmojë automjetet dhe efektivët që kishin rrethuar një banesë.

Në një moment, pranë gazetares është afruar një efektiv i policisë, i cili i ka marrë telefonin dhe i ka fshirë pamjet. Situata ka agravuar edhe më shumë, kur gazetarja është kërcënuar se do të arrestohej nëse nuk largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas ngjarjes së rëndë, gazetarja ka reaguar në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si kërcënim, ndërsa ka kërkuar mbajtje përgjegjësie dhe nisjen e hetimeve nga organet përgjegjëse.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, AGSH dënon veprimet e policisë, ndërsa thekson se veprime të tilla cenojnë punën e gazetarëve dhe lirinë e medias.

Për ngjarjen, AGSH ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Policia e Durrësit dhe drejtori i Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related