Rikthimi i emigrantëve dhe shtimi i numrit të turistëve gjatë verës ka sjellë një rritje të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në Shkodër, duke ndikuar edhe në ngarkesën e sistemit të drejtësisë.
Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, gjatë kësaj periudhe vihet re një shtim i çështjeve që lidhen me qarkullimin rrugor, ndërsa emigrantët shfrytëzojnë qëndrimin në vendlindje edhe për të zgjidhur probleme të ndryshme ligjore.
Megjithatë, ai thekson se muaji gusht mbetet zakonisht një periudhë me ritëm më të ulët pune për institucionet e drejtësisë, kryesisht për shkak të pushimeve verore dhe reduktimit të aktivitetit administrativ e gjyqësor.
Me mbylljen e sezonit të pushimeve dhe rikthimin e plotë të institucioneve në funksion normal, pritet që trajtimi i çështjeve juridike të rifillojë me intensitet më të lartë.

