Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom Serbisë

Publikuar me datë:

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur Vladimir Luçiç, shtetas serb dhe drejtor i Telekom Serbia, person të padëshirueshëm (“non grata”) në territorin e Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë, atij i është ndaluar përgjithmonë hyrja, kalimi transit si dhe qëndrimi në Kosovë.

Vendimi, i siguruar të premten nga KOHA, bazohet në deklaratat publike të Luçiçit, të cilat MPB-ja i ka konsideruar si kërcënim ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të vendit.

Në arsyetimin e këtij vendimi theksohet se, me anë të deklaratave të tij, Luçiçi ka promovuar dhe mbështetur politika e veprime që cënojnë kompetencat sovrane të institucioneve të Kosovës, sidomos në sektorë strategjikë siç janë komunikimet elektronike dhe infrastruktura e telekomunikacionit.

Sipas MPB-së, ai ka bërë propagandë kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës, ndërsa “deklaratat e tij përbëjnë kërcënim për vendin duke nxitur gjuhë të urrejtjes dhe destabilizim”.

Gjatë kësaj jave, raportimet nga mediat serbe bënin të ditur se Luçiçi kishte njoftuar për hapjen e gjashtë objekteve të reja të Telekom Serbia në Kosovë dhe për plane investimi që synojnë përmirësimin e rrjetit të telefonisë fikse në zonat e banuara nga serbët. Sipas deklaratave të tij, fillimisht ishte paraparë ndërtimi i dy objekteve në Partesh, pranë Gjilanit, që do të shërbenin si zyra dhe objekte telekomunikacioni, ndërsa një tjetër projekt ishte planifikuar në Pasjan. Luçiçi ka ripërsëritur në mënyrë të vazhdueshme pretendimin se Kosova është territor i Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarret/ 9 vatra në zona të ndryshme të vendit, ministria: Ja si paraqitet situata

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë ditës së sotme...

Donald Trump: “Nuk do ta lejojmë Kinën të na mposhtë në Al dhe kripto”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka theksuar...