Donald Trump: “Nuk do ta lejojmë Kinën të na mposhtë në Al dhe kripto”

Publikuar me datë:

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka theksuar rëndësinë që SHBA-të të ruajnë epërsinë ndaj Kinës në sektorët e Al dhe kriptovalutave, duke i quajtur këto fusha thelbësore për të ardhmen teknologjike dhe ekonomike të vendit.

Gjatë një interviste për Punchbowl News, Trump ka deklaruar se nuk dëshiron që Kina të marrë avantazh në zhvillimin e Al apo në përdorimin e kriptovalutave.

“Nuk duam ta shohim Kinën të marrë përsipër kriptovalutat. Nuk dua ta shoh Kinën të fitojë me Al”, tha ai.

Sipas Trump, Shtetet e Bashkuara momentalisht janë në krye të garës për Al, ndërsa ai argumentoi se vendi që merr drejtimin në këtë fushë do të ketë përparësinë më të madhe në botë.

Ai vlerësoi edhe ndikimin e Al, duke theksuar se kjo teknologji do të ketë efekt më të madh se interneti dhe do të tejkalojë çdo gjë të imagjinuar deri më tani.

Ish-presidenti iu referua gjithashtu rritjes së përdorimit të Bitcoin, duke veçuar se numri i personave që kryejnë pagesa me kriptovaluta është në rritje, ndërsa përdorimi i parasë fizike po tkurret.

Më tej, Trump shtoi se nëse do të drejtonte një shtet amerikan si guvernator, do të ulte taksat për të tërhequr investime në qendrat e të dhënave, të cilat i konsideroi të rëndësishme si burim të të ardhurave dhe faktor kyç në konkurrencën globale për Al.

“Nuk mund ta lejojmë Kinën të na mposhtë në këtë”, përfundoi Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom Serbisë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur Vladimir...

Blendi Gonxhe merr në mbrojtje Ermal Beqirin

Ministri Blendi Gonxhe, ka reaguar sërish lidhur me arrestimin...

Indi/ Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet

Përmbytjet e rënda si pasojë e reshjeve musonike në...