Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes tyre edhe shumë shqiptarë

Publikuar me datë:

Krimi i organizuar në Gjermani po ndryshon në mënyrë dramatike, ndërsa grupet kriminale po zgjerohen në arenën ndërkombëtare, po ashpërsojnë metodat e tyre dhe po shfrytëzojnë komunikimin digjital më shumë se kurrë më parë.

Enti Federal Gjerman i Kriminalistikës (BKA) paralajmëroi për një rritje të kërcënimit nga krimi i organizuar në vend. Në prezantimin e raportit të tij vjetor për krimin e organizuar për vitin 2025, të mbajtur në Berlin, u bë e ditur se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 683 procedura hetimore – një shifër rekord që nga viti 2021.

Numri i personave të dyshuar përfshirë në këto hetime pati një rritje prej mbi 13 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.

Gjatë vitit të kaluar, nga gjithsej 7.988 të dyshuar të identifikuar, 2.722 ishin shtetas gjermanë, 664 kishin shtetësi turke, 402 ishin nga Siria, 281 nga Shqipëria dhe 258 nga Polonia.

Ndryshim rrënjësor

Kreu i BKA-së, Holger Munch, vuri në dukje thellimin e këtij transformimi: “Krimi i organizuar po ndryshon fytyrë. Rrjetet kriminale sot veprojnë shumë më tepër të lidhura në mënyrë digjitale, në nivel ndërkombëtar dhe me një ndarje të qartë rolesh.” Sipas të dhënave të raportit, 69 për qind e hetimeve kishin karakter ndërkombëtar.

Shumica dërrmuese e hetimeve për krimin e organizuar në vitin 2025 ishin të lidhura me veprat penale që përfshijnë narkotikët. Pas tyre vinin krimet në fushën e ekonomisë, shkeljet tatimore e doganore, kontrabanda e njerëzve, krimet ndaj pronës dhe pastrimi i parave.

Dhuna ekstreme dhe rekrutimi i të miturve

Rrjetet kriminale në vend po përdorin gjithnjë e më tepër dhunë të ashpër, duke i frikësuar viktimat e tyre dhe duke ushtruar presion mbi kundërshtarët. Raporti tregon se në 31 raste hetimi në fokus ishte pikërisht kriminaliteti i dhunshëm.

Si shembull të brutalitetit të sotëm, BKA përmend një sërë shpërthimesh dhe të shtënash të ndodhura në rajonin e Këlnit, që sipas hetimeve kishin lidhje me një vjedhje të një sasie të madhe droge.

Një tjetër dukuri shqetësuese është rritja e rasteve kur aktet e dhunës porositen si “shërbim” ose kryhen nga të mitur të rekrutuar enkas për këto veprime. Ndër autorët e rekrutuar janë identifikuar edhe fëmijë 13-vjeçarë. Në një numër të madh rastesh, porositësi dhe ekzekutori i krimit nuk takohen asnjëherë personalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Korçë/ Aksident rrugor, 3 të lënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së martës...

E fundit/ Hyseni hyn në territorin shqiptar

Tashmë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni mësohet se ka...

Euro vijon rënien, shënon një tjetër rekord të ulët në 91.4 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 91.4 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Rënia e vazhdueshme e Euros që prej tremujorit të parë të këtij viti i ka përshpejtuar ndjeshëm […]