Kroaci/ I kërkuar nga Serbia për krime lufte, lihet i lirë shqiptari nga Kosova

Publikuar me datë:

Autoritetet kroate kanë vendosur të lirojnë Bajram Bajramin, i cili u arrestua në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Serbët e akuzonin atë për krime lufte, duke qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, reagoi menjëherë duke ndërmarrë hapa të domosdoshëm institucionalë. Përmes një letre zyrtare, ajo iu drejtua ministrit kroat të drejtësisë, Damir Habijan, si dhe institucioneve përgjegjëse të Kroacisë.

Gërvalla kërkoi lirimin pa vonesë të shtetasit të Kosovës, si dhe shprehu shqetësimin për përdorimin e urdhër-arresteve nga Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ky shqetësim u theksua edhe gjatë një bisede telefonike që Gërvalla zhvilloi me homologun e saj kroat. Në këtë komunikim është përsëritur qëndrimi se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga pretendime të tilla të Serbisë, dhe se për çështje që lidhen me krime të supozuara të kryera në territorin e Kosovës, përgjegjësinë dhe kompetencën e kanë institucionet e drejtësisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related