Kosova drejt zgjedhjeve/ 6 anëtarë të LDK votojnë kundër kandidatit për president

Publikuar me datë:

Pasi përfundoi takimi me Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, doli para mediave për të folur rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për postin e presidentit të vendit.

Abdixhiku bëri të ditur se gjashtë deputetë të LDK-së nuk do të mbështesin kandidatin e caktuar për president që ka dalë si rezultat i marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me keqardhje të madhe për popullin, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë propozimin e Bekim Sejdiut për president. Ata janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së vlerësoi se ky vendim përbën një zhvillim negativ për Kosovën.

“Në këtë fazë e konsideroj se i bëjnë dëm të pariparueshëm procesit dhe pa nevojë e dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related