Koceku në Bled, takim me liderin hungarez Péter Magyar: “Shqipëria duhet të jetë më e pranishme në Europë”

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koceku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, gjatë pjesëmarrjes në Bled Strategic Forum, që u mbajt në Slloveni më 31 gusht dhe 1 shtator.

Magyar, lider i partisë TISZA, është një nga figurat më të rëndësishme të politikës hungareze dhe europiane. Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2026, ai mposhti Viktor Orbán, duke i dhënë fund një periudhe 16-vjeçare të qeverisjes së këtij të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koceku ka ndarë disa momente nga pjesëmarrja e saj në forumin ndërkombëtar, ku diskutimet u përqendruan te zhvillimet në Europë, siguria, demokracia, ndryshimet gjeopolitike dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

Deputetja thotë se gjatë dy ditëve në Bled pati mundësi të shkëmbente ide dhe të zhvillonte biseda me figura të politikës europiane dhe rajonale.

“Europa po përballet me rrethana dhe sfida të reja që kërkojnë ma shumë dialog e bashkëpunim. Shqipnia nuk qëndron jashtë këtyne sfidave, prandaj duhet me qenë gjithnji e ma e pranishme dhe me dhanë kontributin e vet pikërisht aty ku merr formë e ardhmja e përbashkët”, shkruan Koceku.

Bled Strategic Forum është një prej takimeve të rëndësishme politike në Europën Qendrore dhe Juglindore, ku çdo vit mblidhen drejtues politikë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballet kontinenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kadija: Viti i ri shkollor të nisë me siguri, cilësi në mësim dhe më shumë përfshirje të nxënësve

Pak ditë para rikthimit të nxënësve në banka për vitin shkollor 2026–2027, në Shkodër kanë nisur përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Shkodër ka zhvilluar një takim me strukturat përgjegjëse, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë masat që duhen marrë për një nisje të rregullt të vitit […]

Kosova drejt zgjedhjeve/ 6 anëtarë të LDK votojnë kundër kandidatit për president

Pasi përfundoi takimi me Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike...