Kongo/ 2300 viktima nga Ebola, virusi përhapet dhe në Ugandë

Publikuar me datë:

Republika Demokratike e Kongos është duke u përballur me shpërthimin më të rëndë të ebolës në historinë e saj, ku numri i të vdekurve ka kapur shifrën 2325 dhe rastet e konfirmuara kanë arritur në 4945.

Përhapja e virusit po zhvillohet me një shpejtësi të lartë, duke shkaktuar shqetësim të madh. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja, ndërkohë që virusi është shtrirë në 6 prej 26 provincave të vendit. Përhapja përtej kufijve vazhdon të jetë një kërcënim: deri më 12 gusht, në Ugandë ishin konfirmuar 20 raste, ndërsa të infektuar të tjerë janë trajtuar në Gjermani dhe është raportuar një rast i vetëm në Francë.

Përmasat e këtij shpërthimi janë veçanërisht shqetësuese krahasuar me epideminë e mëparshme të Ebolës në Afrikën Perëndimore gjatë viteve 2014–2016. atëherë, nevojiteshin afro pesë muaj që vdekjet të arrinin shifrën 1000, ndërsa tani numri i viktimave ka kaluar 2000 në më pak se tre muaj.

Kjo përbën shpërthimin e 17-të të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos që nga zbulimi fillestar i virusit rreth pesë dekada më parë. Autoritetet vendase dhe organizatat ndërkombëtare janë duke ndërmarrë masa për të ndalur përhapjen, përfshirë zbulimin e hershëm të rasteve, izolimin e pacientëve dhe gjurmimin e kontakteve. Megjithatë, me dinamikën aktuale të infeksionit, epidemia konsiderohet si një nga emergjencat më të mëdha shëndetësore që po kërcënon Afrikën Qendrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pukë / Flakët shkrumbojnë sipërfaqe me pisha, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Për të katërtën ditë rresht, zjarri në masivin pyjor...

Shkodra e një shekulli më parë vjen me ngjyra në albumin e Pjetër Logorecit

Studiuesi Pjetër Logoreci sjell një tjetër version të albumit...

Sarandë/ Policia Kufitare ndalon 5 mjete lundruese, gjobiten pronarët

Policia Kufitare e Sarandës ka ndaluar pesë mjete lundruese...