I kërkuari për vrasje në Maqedoninë e Veriut tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet në Morinë

Publikuar me datë:

Një 31-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe tentoi të hynte në Shqipëri.

Në pranga ka rënë Burak Kocagurbuz, 31 vjeç, shtetas turk, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup. Ndërkohë, pritet ekstradimi i tij drejtë Maqedonisë.

Njoftimi per shtyp

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje, shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi.         

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.    

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës kryen procedurat për arrestimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related