“Nesër të gjithë në protestë kombëtare të fuqishme”, Berisha: Të gjithë me studentët, të gjithë në Tiranë, kjo duhet të jetë motoja jonë

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Bersha, doli sot në një konferencë për mediat, nga ku bëri thirrje për protestë kombëtare të fuqishme, nesër në orën 12:00.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët, anëtaret, mbështetësit e saj nga mbarë vendi në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore.

Studentët në revoltën e tyre shumëditore kanë dëshmuar guximin e paparë ndonjëherë të qytetarëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Studentët në revoltën e tyre kanë gjunjëzuar narkoshtetin jo një po disa herë. Me trimërinë e tyre, vajzat dhe djemtë e gjimnazeve dhe të universiteteve kanë fituar një simpati botërore. Studentët kanë bërë krenarë sot me trimërinë, guximin e tyre çdo shqiptar. Protesta të shumta ka kudo, por mediat ndërkombëtare më të mëdha, rrjetet më të fuqishme sociale, janë të mbushura me skenat e heroizmit studentor dhe barbarisë qeveritare në rrugët e Tiranës. Ata kanë lartësuar emrin dhe dinjitetin e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Fjala e Sali Berishës:

Edi Rama u përpoq t’i përlyejë njëlloj siç bëri me Flamingot në sallën e OKB, në sallën më prestigjioze, ku me paturpësinë më të madhe e shpalli protestën e tyre si protestë antisemite vetëm e vetëm që të mund t’i jepte ngjyra me të cilat ajo nuk mund të kishte asnjë mbështetje.

Edvin Kristaq Xhelati, i kthyer në genet e etërve të tij, tregoi fytyrën e vërtetë në këtë protestë duke urdhëruar mercenarë të paguar, vrasës me pagesë të qëllojnë me armë absolutisht në zona të ndaluar me ligj shqiptar dhe ndërkombëtar. Urdhëroi barbarët të shkelmojnë trupat gjysmë me ndjenja dhe gjysmë pa ndjenja të protestuesve të rënë nga goditjet e tyre t’u thyejnë kockat. I përplasi ata në salla të mëdha torture. Askush në Evropë dhe në botë nuk i besoi akuzat e tij për ANTIFA. Jo! Lëvizje studentore kundër korrupsionit, kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër mbrojtjes së korrupsionit të Lubi Ballukut dhe vetes së tij.

Pra, protesta, sakrificat e atyre qindra e qindra studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e krimit të qeverisë, ishte mesazhi më i shkëlqyer, ishte zëri më i fuqishëm i një populli, i një shoqërie që lëngon në diktaturën e egër, në narkodikaturën e egër të drogës, krimit dhe korrupsionit të shqiptarëve. Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar dhe qytetare, me të gjithë fëmijët e tyre të rritur, gjimnazistë, adoleshentë në klasa të nënta, të teta, të gjithë në shesh nesër, t’u shprehim mbështetjen tonë të plotë, t’u shprehim mirënjohjen tonë të thellë, t’u shprehim dashurinë tonë, respektin tonë studentëve për revoltën e tyre.

Dhe t’i japim një mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë dhe mburojën e plotë të shoqërisë shqiptare. Nesër është një ditë prove në ndërgjegjen e çdo qytetari shqiptar, e çdo banori të këtij vendi. Studentët në revoltën e tyre kërkojnë që të mbeten fëmijë të këtij vendi. Kërkojnë që ëndrrën e tyre më të bukur rinore ta ndërtojnë në Shqipëri dhe për Shqipërinë, për veten dhe familjet e tyre. Të gjithë me studentët, të gjithë në Tiranë, kjo duhet të jetë motoja jonë nesër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related