Koka: “Një vezë nuk paralelizohet me një shkop gome. Duhet të nisin hetimet”

Publikuar me datë:

Aktivistja Luçiana Kokaj, ka folur për dhunën e ushtruar nga policia, gjatë protestës para Kuvendit.
Ajo tha se u hodh sprai pa një njoftim paraprak si dhe u përdor shkopi i gomës.
Kokaj tha se nuk iu dha ndihma e parë pas lëndimeve të marra. Aktivistja deklaroi se kanë bërë denoncimet dhe presin hetimin nga AMP.

Isha që në momentet e para prnë policisë, sepse njëri nga policët e nxori shishen me solucion dhe tentoi të godiste protestuesit me shishe.
Ne që ishim në fillim patëm dhimbje shumë të forta. Më pas erdhi ambulanca dhe mua më zbritën sepse ishin dy policë, nuk më dhanë as ndihmën e parë.
Për sytë vijoj mjekimin për dhjetë ditë.

Deputeti Kapri më dërgoi në spital sepse nuk erdhi një ambulancë tjetër, ne thjesht na mbyllën me çelës në një kafe në qendrën “Toptani”.
Edhe dy aktiviste të tjera ishin aty dhe kishin marrë lëndime.
Momenti kur policia hodhi sprai ishte momenti kur po tentonim të pengonim daljen e deputetëve. E bënë pa një paralajmërim, sepse aty kishte të moshuar dhe gra shtatzëna. Aty u arrestuan Arbër Lleshi dhe Arbion Nikolli, aktivistë prej vitesh, u dhnuan dhe u shoqëruan vetëm sepse pyetën çfarë po ndodhte me protestuesin tjetër. Kjo ishte e turpshme që u goditën në makinat e policisë. Hitaj e mohoi, por ai u dhunua. Kur u arrestua Arbri iu vu gjuri në qafë, por sytë i kisgte normal, ndërsa te Komisariati 3 e kishte syrin e nxirë.
Nuk është vetëm fjala e tij para të policisë.
Disa kanë shkuar dhe kanë bërë dneincime në AMP, sepse një vezë nuk paralelizohet me një shkop gome”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama: Synimi i review me 1 yll ishte goditja e turizmit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur veprimet e Policisë së...

Djali i Trump humb 600 mln dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Investitorët që kanë investuar në një projekt kriptovalutash të...

Australi/ Sfera misterioze metalike në plazh, dyshohet se janë mbetje nga hapësira

Gjashtë objekte metalike misterioze, të mëdha, janë zbuluar në...

Nga 10 korriku fillon periudha me fat për 3 shenja të horoskopit

Siç sugjerojnë interpretimet astrologjike, data 10 korrik 2026 pritet...