Rriten çmimet e karburanteve në Shqipëri

Publikuar me datë:

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme ka rezultuar në një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas.

Në stacionet e karburantit në Tiranë, çmimi i naftës ka arritur në 188 lekë për litër, një rritje nga 176 lekë për litër që ishte në mes të muajit qershor, kur qeveria shpalli ndalimin e funksionimit të Bordit të Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve.

Ky rritje për naftën përbën 12 lekë për litër.

Po ashtu, benzina ka shënuar një rritje, duke u tregtuar me 184 lekë për litër, nga 166 lekë për litër, çmimi i caktuar nga vendimi i fundit i Bordit të Transparencës, duke reflektuar një rritje prej 18 lekë për litër.

Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme ka ringjallur shqetësimet për furnizimin global me naftë dhe ka rritur rreziqet në tregjet ndërkombëtare.

Si pasojë, çmimi i naftës Brent Crude ka arritur sot në 76 USD për fuçi, një rritje nga 71 USD për fuçi që ishte në fillim të javës.

Në mes të muajit qershor, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpalli vendimin e qeverisë për të ndërprerë funksionimin e Bordit të Transparencës, duke argumentuar se çmimet e karburanteve kishin pësuar rënie për dy javë radhazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]