Koçeku: “77 ditë protestë mbollën vetëdijen, se e përbashkëta na përket të gjithëve. Politika e vjetër përqesh dhe refuzon të dëgjojë të renë

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestat e mëdha antiqeveritare që po zhvillohen prej 77 ditësh në Shqipëri. Sipas Koçekut, këto protesta kanë sjellë një vetëdije të re mes qytetarëve, duke bërë që “publikja dhe e përbashkëta” të ndihen si pronë e përbashkët.

Pasi u largua disa muaj më parë nga GPS, deputetja ka kritikuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe të tjerë anëtarë të asaj partie, duke evidentuar kontrastin mes “kulturës së re politike të protestës” dhe sjelljes së vjetër që, sipas saj, e ironizon lëvizjen qytetare.

“77 ditë protestë u deshtën për me mbjellë çka politika e 35 viteve as nuk ka mujtë, as nuk ka dashtë: vetëdijen se publikja dhe e përbashkëta na përkasin të gjithëve dhe se qytetari nuk asht spektator, por protagonist i vendit të vet.
77 ditë protestë për me kriju nji manifestim të ri politik. Për me tregu se pjesëmarrja qytetare, morali publik dhe përgjegjësia nuk janë veç fjalime retorike, por qëndrime dhe thelb i njeriut si pjesë e komunitetit dhe vendit ku jeton.
Kaq shumë e kaq pak kohë për me shfaqë dallimin e thellë mes brezit të ri dhe politikës së vjetrueme. Njani po zgjohet e po dëshmon nji kulturë të re; tjetri vazhdon me e përqeshë qytetarin e me refuzu me e ndigju”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri në Rrjoll vijon të jetë aktiv, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

Vatra e zjarrit në Rrjoll të Shkodrës vijon të...

Dajçi në fokusin e Ramës, kryeministri promovon rivierën e Bunës

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dajçin për të promovuar...

Policia e Tiranës: Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Policia e Tiranës ka shtuar përpjekjet për të monitoruar rrugët dhe lagjet e ndryshme të kryeqytetit duke rritur kontrollet në terren. Gjatë dy ditëve të fundit, qindra automjete dhe shtetas janë kontrolluar, ndërkohë që numri i masave administrative të vendosura ka tejkaluar shifrën 3 mijë. Njoftimi i Policisë: Kontrolle intensive në terren për parandalimin dhe […]

Zjarr i qëllimshëm në Vukatanë, zjarrfikësit shmangin përhapjen drejt banesave

Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm është regjistruar në Vukatanë, ku ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave. Sipas të dhënave paraprake, zjarri është izoluar dhe shuar para se të merrte përmasa më të mëdha. Ndërkohë, personi që dyshohet se ka ndezur zjarrin është shoqëruar në Policinë e […]