‘Klosi duhet të mbetet bashki më vete’/ Denisa Vata: Reforma po bëhet për interesa elektorale të PS

Publikuar me datë:

E pranishme në dëgjesën publike të zhvilluar në Xibër për Reformën Administrativo-Territoriale, deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Dibër, Denisa Vata, deklaroi se Bashkia Klos duhet të ruajë statusin e saj aktual dhe kundërshtoi bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Në një deklaratë për mediat, Vata tha se qëndrimi i saj është që katër bashkitë aktuale të qarkut Dibër – Klosi, Mati, Dibra dhe Bulqiza – duhet të mbeten si njësi më vete, ndërsa çdo ndryshim duhet të mbështetet në një analizë të qartë dhe jo në interesa politike.

Deputetja kërkoi që qeveria të bëjë publik studimin mbi të cilin është mbështetur propozimi për shkrirjen e Bashkisë Klos, duke deklaruar se, sipas saj, bashkia përmbush kushtet për të vijuar funksionimin si njësi e pavarur. Vata argumentoi se shtrirja e gjerë gjeografike, potenciali turistik, ekonomia lokale dhe nevoja për afërsi të shërbimeve me qytetarët janë arsye që, sipas saj, Klosi të mos bashkohet me Matin.

Duke marrë si shembull zonat e largëta të Xibrit, ajo ngriti shqetësimin se bashkimi me Bashkinë Mat mund t’i largojë edhe më shumë shërbimet nga banorët, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. “Kjo, në gjykimin tim, është vetëm një reformë elektorale dhe bëhet për qëllime elektorale,” deklaroi Vata.

E pyetur nëse mendon se dëgjesat publike do të merren parasysh përballë shumicës së mazhorancës në Kuvend, deputetja shprehu skepticizëm për ndikimin e konsultimeve në vendimmarrjen përfundimtare. Ajo kritikoi gjithashtu deputetin Agron Malaj, duke deklaruar se, sipas saj, ai duhet të ishte i pranishëm në dëgjesë për t’u përballur me qytetarët dhe për të shpjeguar qëndrimin e tij lidhur me propozimin për shkrirjen e Bashkisë Klos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related