Klos/ Qytetarët nisin protestën kundër shkrirjes së bashkisë: Anëtarët e PS dhe PD të djegin teresat

Publikuar me datë:

Në qendër të qytetit të Klosit ka shpërthyer një protestë kundër vendimit të qeverisë që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Banorët, të mbledhur masivisht dhe pa ndasi partiake, kanë shprehur hapur kundërshtimin ndaj këtij vendimi, duke kërkuar që Bashkia Klos të ruajë statusin ekzistues.

Një nga protestuesit deklaroi: “Anëtarët e PS dhe PD të djegin teresat…Referundum nëse nuk binden”.

Pjesëmarrësit kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të ndalojnë protestat deri në anulimin e vendimit, duke paralajmëruar se janë të gatshëm të shkojnë deri te bllokimi i Rrugës së Arbrit nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Disa zëra në protestë shprehën: “Me mirë të na bashkojnë me Tiranën sesa me Matin”.

Protestuesit kanë paralajmëruar më tej se, në rast se Bashkia Klos përfshihet në Bashkinë Mat, qytetarët e Klosit mund të vendosin të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme të vitit 2027.

Sipas organizatorëve, protestat do të vazhdojnë edhe në Tiranë, ku ata synojnë të bashkohen me pjesëmarrës të tjerë që kundërshtojnë reformën territoriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Itali/ Dhunohet barbarisht shqiptari, shkon me brinjë të thyera në spital

Një 39-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut është...

Portugali/ Sekuestrohen 5 tonë kokainë, arrestohen tre shtetas të huaj

Një sasi prej pesë tonësh kokainë është kapur nga...