Itali/ Dhunohet barbarisht shqiptari, shkon me brinjë të thyera në spital

Publikuar me datë:

Një 39-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut është arrestuar në Torreglia të Italisë, pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht një 47-vjeçar shqiptar gjatë një sherri të ndodhur në rrugë.

Sipas mediave italiane, i arrestuari ishte person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një 39-vjeçar moldav, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Incidenti ndodhi pasditen e së dielës, më 2 gusht, në Piazza della Torre në Torreglia. Një telefonatë në numrin e emergjencës 112 njoftoi për një person të shtrirë në tokë, i cili po dhunohej nga disa persona.

Patrullat e karabinierëve mbërritën brenda pak minutash dhe gjetën 39-vjeçarin duke goditur ende me grushte dhe shkelma shqiptarin, i cili ndodhej i gjakosur në tokë.

47-vjeçari u transportua menjëherë në spital nga shërbimi i urgjencës, ku mjekët konstatuan thyerje të disa brinjëve dhe dëmtime në fytyrë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai u largua nga spitali me një raport mjekësor prej 40 ditësh.

Pas arrestimit, 39-vjeçari u vendos fillimisht në arrest shtëpiak me urdhër të Prokurorisë, në pritje të seancës gjyqësore. Megjithatë, pasi shkeli masën e sigurisë dhe kushtet e provës me shërbimet sociale, ai u transferua në burgun “Due Palazzi” në Padova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related