Gazetari Abilekaj: Rama i ka kthyer bashkitë në makinë votash, jo në institucione shërbimi

Publikuar me datë:

Gazetari Enton Abilekaj ka theksuar se sfidat e pushtetit lokal në Shqipëri nuk lidhen me numrin e bashkive, por me mënyrën si ato administrohen nga qeveria qendrore.

Ai argumentoi se vëmendja e qytetarëve duhet të jetë te niveli i shërbimeve që marrin, dhe jo tek ekzistenca apo jo e një njësie të caktuar administrative.

Sipas Abilekaj, përgjegjësia dhe menaxhimi nga drejtuesit vendorë janë faktorët që përcaktojnë cilësinë e shërbimeve lokale, jo largësia fizike e bashkisë nga qytetarët.

Ai shtoi se diskutimi për reformën territoriale nuk duhet të përqendrohet vetëm te rritja apo ulja e numrit të bashkive, por duhet të trajtojë thellësisht mënyrën se si funksionon vetë pushteti lokal dhe nevojën për të përmirësuar kornizën ligjore.

“Dëshira e mirë, po të jemi të qartë, dëshira e qytetarëve duhet të jetë të marrin shërbime, jo të shërbejnë për ekzistencën e një bashkie sepse ikin kryetarët dhe administrata. Sepse ato protesta janë të kryetarëve dhe administratës, çfarë fiton nga kjo bashki?

Qytetarët nuk kanë marrë shërbime dhe ne e dimë të gjithë që s’kanë marrë. Ne e dimë që shërbimet bazë tani po digjitalizohen dhe nuk kanë nevojë as të shkojnë te zyrat e gjendjes civile.

Prandaj them që duhet një menaxhim. Sepse ne kanalet i bëjmë, po në fund fare nuk janë. Se bashkitë i marrin fondet për kanale, po në fund fare nuk ekziston asnjë kanal.

Pra, duhet që përmirësimi i shërbimit, e kam fjalën, përmirësimi i shërbimit nuk varet nëse ti e ke bashkinë te dera e shtëpisë apo e ke bashkinë në Tiranë.

Përmirësimi i shërbimit varet nga kërkesa e llogarisë dhe nga niveli i lartë i menaxhimit. Në qoftë se ka kërkesë llogarie nga qytetarët, rritet niveli i shërbimit. Ai nuk do çojë atje atë që i vjedh votat me krimin e organizuar, por do çojë atje një njeri që e menaxhon mirë bashkinë, menaxhon fondet dhe i bën shërbim qytetarit.

Kështu që unë mendoj që kjo nuk duhet të njihemi për këtë gjë, por duhet të debatojmë se si do të funksionojë pushteti lokal dhe si do të përmirësohet ligji për shërbimet në nivelin e pushtetit lokal. Sepse ne nuk kemi fare shërbime, pothuajse i kemi zero nivelin e shërbimeve të pushtetit lokal.”, tha ndër të tjera gazetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Itali/ Dhunohet barbarisht shqiptari, shkon me brinjë të thyera në spital

Një 39-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut është...

Portugali/ Sekuestrohen 5 tonë kokainë, arrestohen tre shtetas të huaj

Një sasi prej pesë tonësh kokainë është kapur nga...