Kliti Hoti për trombektominë në QSUT: Shërbim i rëndësishëm, por që vjen shumë vonë

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka reaguar pas njoftimit për ofrimin e trombektomisë si shërbim të plotë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Hoti e ka cilësuar nisjen e këtij shërbimi si një zhvillim pozitiv, por ka ngritur pikëpyetje për vonesën e ofrimit të tij në sistemin publik shëndetësor.

Ai argumenton se trombektomia është një procedurë jetike për pacientët që pësojnë insult ishemik akut, ku ndërhyrja në kohë mund të jetë vendimtare për jetën dhe pasojat që mund të mbeten te pacienti.

Sipas deputetit demokrat, për vite me radhë familjet shqiptare që përballeshin me raste të tilla emergjente janë detyruar t’u drejtohen spitaleve private dhe të përballojnë shpenzime të larta, që sipas tij mund të arrinin deri në dhjetëra mijëra euro.

Hoti ngre edhe një tjetër shqetësim: çfarë ka ndodhur me pacientët që nuk kanë pasur mundësi financiare për të siguruar një ndërhyrje të tillë në sektorin privat?

Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si qeveria e ka prezantuar nisjen e shërbimit, duke theksuar se pas 13 vitesh në pushtet, ofrimi i trombektomisë për herë të parë si shërbim i plotë publik nuk duhet të shihet vetëm si një arritje.

Sipas tij, shprehja “për herë të parë” tregon njëkohësisht se deri tani shumë pacientë nuk e kanë pasur këtë mundësi në spitalin publik dhe se për familjet që nuk mund ta përballonin privatin, mungesa e shërbimit mund të ketë pasur pasoja të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kërcënohet me vrasje djali i Netanyahut, largohet urgjentisht nga SHBA drejt Izraelit

Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin...

Ndeshja në errësirë! “Niko Dovana” mbetet sërish pa drita, tifozët ndriçojnë stadiumin

Skena të pazakonta u regjistruan sërish në futbollin shqiptar....

El Nino ekstrem, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja globale

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se ngrohja...