Kliti Hoti, ka publikuar një reagim të fortë ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke ngritur akuza për presion dhe korrupsion ndaj bizneseve në Shkodër.
Sipas Hotit, gjatë ditëve të fundit ai ka marrë dhjetëra denoncime nga qytetarë dhe sipërmarrës, të cilët pretendojnë se grupe inspektimi të ardhura nga Tirana po ushtrojnë kontrolle me presion, kryesisht ndaj bizneseve të sektorit të turizmit. Ai pretendon se, sipas denoncimeve të marra, inspektorë të AKU-së kanë kërkuar ryshfete që arrijnë deri në 5 mijë euro.
Në reagimin e tij, Hoti u bën thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përgjegjëse të verifikojnë këto pretendime dhe të hetojnë rastin, duke kërkuar që çdo zyrtar që rezulton të ketë abuzuar me detyrën të vihet përpara përgjegjësisë.
Postimi i plotë:
AKU nga garant i sigurisë ushqimore në gjobëvënës në Shkodër?
Po marr dhjetëra mesazhe nga qytetarë dhe biznese që denoncojnë se grupe inspektimi të ardhura nga Tirana po ushtrojnë presion ndaj bizneseve në Shkodër, veçanërisht atyre të sektorit të turizmit, duke u kërkuar ryshfete që, sipas denoncimeve, arrijnë deri në 5.000 euro.
I bëj thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përgjegjëse të hetojnë menjëherë këto denoncime dhe të vendosin para përgjegjësisë këdo që rezulton se ka abuzuar me detyrën.

