“Pas Ballukut, në fokus edhe Vlora Hyseni”/ Reuters: BE po monitoron mënyrën si Rama po përballet me akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë

Publikuar me datë:

Një gjykatë shqiptare ka vendosur të pezullojë nga detyra shefen e inteligjencës së vendit, duke urdhëruar që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie, nën dyshimin për zbulim të të dhënave të klasifikuara. Veprimi është pjesë e një hetimi të zgjeruar për korrupsion, bëri të ditur të martën zyra e prokurorisë speciale.

Vlora Hyseni, me prejardhje nga Kosova, ka qenë në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) që prej vitit 2023, ndërsa më parë ka mbajtur postin e zëvendësshefes së inteligjencës në Kosovë.

Sipas prokurorëve, Hyseni dyshohet se ka nxjerrë të dhëna të klasifikuara tek persona të paautorizuar, një akt që lidhet me një çështje korrupsioni në Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI) – institucioni përgjegjës për shërbimet publike dixhitale dhe infrastrukturën e IT-së në Shqipëri. SPAK, zyra e specializuar e prokurorisë, po heton këtë rast prej kohësh.

Numër zyrtarësh shtetërorë dhe përfaqësues biznesi janë arrestuar ose janë nën hetim për abuzim me fondet publike pranë AKSHI.
SPAK, i fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, deklaroi se gjykata kundër korrupsionit miratoi masat ndaj Hysenit për të mundësuar vijimin e hetimeve.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur se Hyseni ishte shkarkuar nga pozicioni i saj. Ai shtoi se në bashkëbisedim me presidentin do të caktohet drejtuesi i ri i agjencisë së inteligjencës.
“Të gjithë janë të pafajshëm derisa të jepet një vendim përfundimtar gjyqësor, por askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Rama në X.
Ky zhvillim vjen si goditje e radhës për qeverinë Rama. Në muajin shkurt, kryeministri largoi nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku pasi ajo u përball me akuza korrupsioni. Parlamenti refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, duke penguar arrestimin e saj. Balluku i ka hedhur poshtë akuzat.
Përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë deklaruar për Reuters se po vëzhgojnë me kujdes mënyrën si Rama po menaxhon dosjet e korrupsionit, ndërsa theksuan se përparimi i Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është thelbësor për aspiratat e vendit për anëtarësim në bllok deri në vitin 2030.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Euro vijon rënien, shënon një tjetër rekord të ulët në 91.4 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 91.4 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Rënia e vazhdueshme e Euros që prej tremujorit të parë të këtij viti i ka përshpejtuar ndjeshëm […]

Kroaci/ I kërkuar nga Serbia për krime lufte, lihet i lirë shqiptari nga Kosova

Autoritetet kroate kanë vendosur të lirojnë Bajram Bajramin, i...

ANSA: Vlora Hyseni jashtë Shqipërisë, pas urdhrit të arrestit ndaj kreut të SHISH-it

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Tifozët ndërprenë homazhet për Sandro Mazzola, Juventusi gjobitet me 10,000 euro

Juventusi u gjobit me 10,000 euro të martën pasi një pjesë e mbështetësve të saj prishën një minutë heshtje në nder të ish-yllit të Italisë dhe Interit, Sandro Mazzola. Juventusi rrezikoi që ajo pjesë të mbyllej për ndeshjen e radhës, por gjyqtari sportiv i ligës italiane tha se “sanksioni u zbut në dritën e qëndrimit […]