Kërcënohet gazetari Stafa, filmoi masakrën në Shkumbin

Publikuar me datë:

Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim në Policinë e Elbasanit, pasi pretendon se është përballur me një akt intimidimi pas dokumentimit të nxjerrjes së inerteve në lumin Shkumbin.

Sipas Stafës, ai ndodhej në zonë për të verifikuar denoncimet e banorëve lidhur me nxjerrjen e inerteve nga shtrati i lumit. Ai filmoi mjete të rënda që po merrnin zhavor në shtratin e lumit Shkumbin dhe sipas tij, pas përfundimit të filmimeve, një automjet me targë AB489YZ, e ndoqi përgjatë rrugës, i preu rrugën dhe e detyroi të ndalonte.

“Isha duke filmuar një eskavator, i cili nxirrte inerte nga Lumi Shkumbin. Kam regjistruar 20 sekonda video. Pas këtij momenti marr makinën dhe nisem për në Elbasan. Sapo dal në rrugë, një makinë fuoristradë e zezë, më vihet mbrapa dhunshëm, duke ma bërë me drita që unë të ndaloja. Vijoj rrugën. Makina më del në krahun e majtë timin, duke m’u afruar shumë me makinën time. Pas këtij momenti makina më del përpara duke më prerë rrugën. Me makinën time bëj pas disa metra (indietro) dhe i dal nga krahu i djathtë makinës, e vazhdoj rrugën. Jam ndjekur nga ajo makinë për rreth 1 km.”, deklaroi ai.

Për ngjarjen, Stafa ka depozituar kallëzim në Policinë e Elbasanit, duke kërkuar hetimin e plotë të rastit. Ndërkohë, gazetari kërkon gjithashtu që institucionet përgjegjëse të verifikojnë ligjshmërinë e aktivitetit të dokumentuar në lumin Shkumbin.

“Do vijoj me përkushtim detyrën time, punën time dhe nuk i frikësohem askujt. Do të verifikoj çdo denoncim që më vjen nga qytetarët, e do ta publikoj në media. Askush nuk më tremb me këto kërcënime alla mafioze”, shprehet Stafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarret nuk ndalen, digjen 50 banesa në Norvegji

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri...

Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

Teksa sot po mbahet protesta e 48, një incident...

Ja kushti pse BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do...

Deklarata e Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte...