Shkodër/ 2 mijë gjoba për shkelje, dy shoferë në pranga, 3 të tjerë nën hetim, pezullohen edhe patentat

Publikuar me datë:

Policia rrugore e Shkodrës ka arrestuar dy persona gjatë dy javëve të fundit për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Në po këtë periudhë, tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa janë pezulluar gjithsej nëntë leje drejtimi për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Gjatë këtyre 14 ditëve, autoritetet vendosën 2,228 gjoba kundër drejtuesve të mjeteve që kapën duke shkelur rregullat e qarkullimit. Shkeljet më të shpeshta përfshijnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, parakalimet e rrezikshme, si dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të makinës.

Kontrolli i rrugëve është shtrirë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, duke përdorur pajisje moderne. Policia rrugore vazhdon të mbajë në qendër të vëmendjes ndëshkimin e shoferëve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo drogës, si dhe atyre që kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related