Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Shkodër, në zonën e rrethrrotullimit në lagjen “Mark Lula”.
Nga informacionet paraprake, një person që po lëvizte me motor është përplasur nga një furgon. Pas goditjes, ai ka mbetur i shtrirë në rrugë, ndërsa qytetarët në vendngjarje kanë pritur mbërritjen e ambulancës pa e lëvizur të aksidentuarin.
Identiteti i personit ende nuk bëhet i ditur, ndërsa nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Rrethanat e përplasjes mbeten ende të paqarta dhe pritet që grupi hetimor të përcaktojë dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
Për shkak të ngjarjes, në këtë pjesë të aksit është krijuar ngadalësim i qarkullimit.

